Fier, vdes zjarrëfikësi, tentoi të shpëtonte 3 fëmijë
FIER- Ka përfunduar në tragjedi humanizmi profesional i një zjarrfikësi në qytetin e Fierit. 46-vjecari Edmond Mocka ka gjetur vdekjen gjatë tentativës për të shpëtuar jetën e 3 fëmijëve të bllokuar nga zjarri në banesën e tyre, në lagjen "Apolonia".
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, teksa zjarrëfikësi po ngjitej me litar në katin e tretë të pallatit ku ishin bllokuar fëmijët. Ai ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë, ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit. Por goditjet e marra gjatë rënies kanë qënë fatale për babain e 2 fëmijëve.
Policia e Fierit deklaron se fëmijët kanë mundur të shpëtojnë pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve të tjerë, ndërsa Mocka ndërroi jetë në spital. Burime nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se punonjësi i zjarrëfikëseve nuk kishte pësuar lëndimë të jashtmë fizike që ti kushtonin atij jetën, por mendohet se ka pësuar një hemoragji të brendshme. Mësohet gjithashtu se 46-vjecari ishte punonjës i shërbimit special pranë zjarrëfikëseve në funksion të rasteve të ngjashme kur ka të bllokuar në ambiente të ndryshme.
(m.a/BalkanWeb)