Korcë, tentoi të kalojë kufirin, kapet me 2 kg drogë 22-vjecari
KORCë- Kapet me 2 kilogram drogë të llojit heroinë në pikën kufitare të Kapshticës emigranti nga Korca. Burime nga policia e Korcës bëjnë të ditur se është arrestuar 22-vjecari Arsen Lumani, pasi u kap në flagrancë me sasinë e drogës teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë.
Arrestimi i emigrantit u bë pas një kontrolli të forcave të policisë së Kapshticës, sipas të cilave Lumani po udhëtonte nga Korca drejt Athinës.
Mësohet se droga u gjet e fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Audi me targa greke, me të cilin po udhëtontë 22-vjecari. Nuk dihet origjina e drogës dhe destinacioni, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet.
(m.a/News24/BalkanWeb)