E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, varreza nuk ka më vende, të ndjerët varrosen në oborr

POGRADEC- Vite më parë kur këta banorë u zhvendosën në fshatin Cervenakë të Pogradecit, nuk e menduan se një ditë do të përballeshin me një problem të tillë si mungesa e varrezave publike. I vetmi vend për të përcjellë të ndjerët është një hapësirë toke prej rreth 50 metrash/katrorë , por rritja e numrit të varreve në vite ka bërë që gjithë hapësira të mbushet duke mos patur më vend.

Në këto kushte sipas banorëve, ata shpesh detyrohen të udhëtojnë drejt varrezës publike e cila ndodhet rreth 7 kilometra larg fshatit. Madje ata thonë se në rastet e vdekjeve në stinën e dimrit e kanë të pamundur të shkojnë deri atje, ndaj i varrosin të ndjerët në oborret e shtëpive.

Banorët pohojnë se kanë kërkuar caktimin e një sipërfaqe më të madhe toke e cila do të zgjidhte përfundimisht këtë problem.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›