PS: Policia e Durrësit kërcënon të rinjtë e FRESSH, pas protestës
DURRëS- Partia Socialiste ka deklaruar se policia e Durrësit ka kërcënuar sot të rinjtë e FRESSH, që morën pjesë në protestë. Sipas deklaratës së PS, dy inspektorë policie në Durrës, i janë drejtuar banesave të të rinjve, duke I kërkuar familjarëve të të rinjve paraqitje në komisariat.
“Pashuk Nika, i plotfuqishmi i lagjes 16 dhe Muharrem Haka, i plotfuqishmi i lagjes 16 kërcënojnë të rinjtë e FRESH-it Durrës pas pjesëmarrjes sot në protestë. Këta dy punonjës të policisë Durrës kanë trokitur në dyert e shtëpive të të rinjve, duke kërkuar të paraqiten në komisariat dhe duke iu bërë të qartë familjarëve se të rinjtë mund të përfundojnë pas hekurave”, - citohet në deklaratën e PS.
Ndërkohë të rinjtë e FRESSH në Durrës i bëjnë apel policisë së shtetit të respektojë ligjin dhe figurën jo politike të uniformës blu.
(m.a/BalkanWeb)