E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vdesin burrë e grua në aksident, plagoset i biri

Policia lokale bëri me dije se viktimat janë burrë e grua, përkatësisht Ramadan e Anife Minaj, 76 dhe 70 vjeç, ndërsa është plagosur djali i tyre Vladimir Minaj 38-vjeç.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur Visokë, kur një automjet me targa greke është përplasur me një automjet tjetër me targa Mallakastre.

Për pasojë, ngjarja përfundoi me një viktimë dhe më të plagosur rëndë, të cilët ndodheshin në automjetin me targa greke. Paraprakisht thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë, por kujtojmë se kjo zonë njihet për aksidente të vazhdueshme.

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-04-09 12:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›