Fier, vetëhelmohet me fostoksinë 45-vjeçari

Një 45 vjecar është vetëhelmuar me fostoksinë në lagjen”Liri”të Fierit. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila bëri me dije se është informuar nga spitali i Fierit se ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasi Jani Mavro, 45 vjec. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë uniformat blu, të cilat kanë kryer verifikimet e duhura, nga të cilat ka rezultuar se ky shtetas është vetëhelmuar me fostoksinë dhe vetëm disa orë më pas ka ndërruar jetë në spital. Ndërkaq nuk dihen shkaqet që e kanë cuar Mavron në ndërmarrjen e këtij akti.