E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha Te njihen dhe respektohen te drejtat e femijeve

Në vigjilje të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të femijeve, Fondacioni “Fëmijet shqiptarë” dhe në mbështetje të iniciativës së qeverisë polake për të kurorëzuar Vitin e Janush Korçakut organizoi konferencën për shtyp mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Presidentja e këtij znj.Liri Berisha, theksoi se duhet të punojmë të gjithë sëbashku për të emancipuar shoqërinë që të drejtat e fëmijëve të njihen dhe të respektohen, sepse është me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Ajo gjithashtu kërkoi nga brezi i ri të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete ndërsa shtoi se për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve është e nevojshme të kemi një shoqëri të emancipuar dhe u bëri apel prindërve që rrisin dhe edukojnë një fëmijë ta kuptojë se ai fëmijë nuk është vetëm i familjes, por ai nesër do t`i përkasë shoqërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›