Dita boterore e luftes kunder duhanit

Në një vit shqiptarët konsumojnë rreth 6 mijë tone cigare dhe shpenzojnë rreth 550 milionë euro për blerjen e duhanit i cili është shkaku parësor për 3300 vdekje
Shifrat publikohen nga Aleanca Kundër Duhanit e cila vëren me shqetësim se numri i personave që humbin jetën nga duhanpirja në 2030 pritet të rritet në 7500 vetë çdo vit.
Pasi duhanpirësit po shtohen gjithnjë e më tepër sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe nga marketingu fiktiv që aktualisht po përdorin kompanitë e cigareve.
Me qëllim sensibilizimi, në ditën botërore të luftës kundër duhanit Ministria e Shëndetësisë në një nga sheshet e kryeqytetit dëmet që shkakton duhanpirja i ka prezantuar në një ekspozitë fotografike
Në vendin tonë numërohen rreth 900 mijë duhanpirës ku 60% e tyre janë burra dhe 18% janë gra.