Tirane plagosje me arme per motive pronesie

Një person rreth të 50-ve është plagosur me armë gjahu në Tiranë, pas një grindjeje për motive pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites pranë ish Parkut të Autobusëve. Avni Lika ka marrë plagë të rënda, por sipas mjekëve gjëndja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Vetëm pas minuta pas ngjarjes shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës mundën të lokalizonin dhe të kapnin në tentativë përb t’u larguar nga vendi I ngjarjes, autorin Avdyl Zgura, 52 vjeç. Zgura mbante ende në dorë armën e krimit dhe e ka dorëzuar atë pas disa thirrjeve të kryera nga efektivët e policisë. Zgura është shoqëruar për në ambjentet e izolimit të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës ku mësohet se ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas pretendimit të tij, 52-vjeçari pohonte se kishte 2 vjet procedime gjyqësore me Likën për shkak të konfliktit të pronësisë me të.