E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres perplaset motori dy te plagosur

Një aksident i shkaktuar nga parakalimi i gabuar dhe shpejtësia, ka shënuar dy të plagosur në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Dy të rinj të cilët udhëtonin me motor, janë përplasur më një automjet, duke mbetur të dy të plagosur ndërsa më rëndë është djali i cili drejtonte motorin. Policia e qarkullimit e cila mbërriti menjëherë në vendgjarje bëri me dije paraprakisht se parakalimi i gabuar i motorit ka qënë shkak i aksidentit të rëndë. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e drejtuesit të motorit mbetet e rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›