Fier vritet kambisti. Autori tentoi vetevrasjen
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit një ditë më parë. Rreth ores 18:30 minuta të së dielës pronari i një agjensie të këmbimit valutor mbeti i vrarë nga një person që tentoi ta grabiste. Et'hem Spahiaj 55- vjeç humbi jetën nga goditjet e shumta me thikë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes viktima i rezistoi grabitësit ndersa ky i fundit e qëlloi me thikë derisa e la të vdekur. Mësohet se grabitësi përmes kanosjes i kërkoi cantën viktimës. Ky i fundit nuk e lëshoi atë dhe për pasoje është tërhequr zvarrë dhe më pas është goditur me thikë prej grabitësit.
Autori i vrasjes Dilaver Adushaj, banor i qytetit të Roskovecit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia u vu në ndjekje të tij. Për rreth 40 minuta 25 vjecari Agushaj kërcënoi se do të vriste veten me thikën që e mbante të drejtuar drejt vetes. Forca të shumta policie rrethuan vendin ku po zhvillohej ngjarja për të mos lejuar që vrasësi i kambistit të largohej apo dëmtonte veten. Gjate negociatave me efektivet e policisë mësohet e 25 vjecari nga Rroskoveci u kërkoi që të largohen pasi në kundërt do të vetëvritej. Pas 40 minutash me praninë edhe të të afërmve të tij, autori i vrasjes u dorëzua.
Polica e shoqëroi atë në komisariatin e Fierit. Në komisariat u shoqërua dhe një i afërm i Adushit për shkak se goditi dhe fyeu gazetarët që ishin në vendin e ngjarjes. Ndërhyrja e policisë në kohë bëri që situata të mos përkeqësohej më tej pasi pasi autori i ngjarjes tregonte shenja të dukshme tronditjeje çka mund të rrezikonte turmën e qytetarëve që po ndiqte nga afër situatën.
Aleksander Nushi