Pakt kombetar. Arvizu Asnje koment per Wikileaks

Rreth 45 ditë përpara publikimit të progres raportit të BE për Shqipërinë, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë deklaratat e para nxitëse për Shqipërinë për plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian. Ambasadori Arvizu pas një takimi me ministrin e jashtëm, Edmond Haxhinasto kërkoi nga politika të jetë në unitet, por edhe të ndërtojë një pakt kombëtar për plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Europian.
“Është e nevojshme uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohen të 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Që integrimi të jetë i suksesshëm, duhet një pakt kombëtar. Dhe ketë nuk mund ta bëjë vetëm qeveria, këtë nuk mund ta bëjë vetëm një parti, por duhet të ketë unitet në të gjitha partite”- tha Arvizu.
Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto bëri me dije se për zbatimin e planit kombëtar për 12 rekomandimet e Komisionit Europian, duhet angazhimi i të gjitha partive politike.
“Të gjitha palët e politikë të angazhohen në një process të pakushtëzuar për të respektuar, për të zbatuar pikërisht ato prioritete që ka vendosur BE përpara Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe në frymën e rekomandimeve të fundit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit”- tha Haxhinasto.
Kabllogramet e Wikileaks për Shqipërinë, janë cilësuar si dëmtuese nga ambasadori Arvizu dhe për këtë arsye ai nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje.
“Nuk komentojmë asgjë lidhur me Wikileaks. Është dëmtuese dhe për këtë arsye ne nuk e komentojmë”- tha Arvizu.
Pjesë e axhendës së bisedimeve Haxhinasto-Arvizu ishte edhe mbledhja e Asamblesë së ardhshme e Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj, Shqipëria zyrtare do të presë në 12 tetor progres-raportin për integrimin e Shqipërisë.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 gusht 2011 )