Fier, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar
FIER - Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Cakran të Fierit. Gramoz Memaj u gjet nga kalimtarë të rastit, vetëm 400 metra larg shtëpisë së tij, i qëlluar me armë zjarri.
45-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë mbeten ende të panjohura rrethanat apo motivet e ngjarjes, si edhe autorët që qëlluan 45-vjeçarin mbeten të paidentifikuar.
Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)