Gjana: Mund të qeverisim si Nea Demokracia me PASOK
TIRANE - Politikani me një karrierë të gjatë në PD, z.Jemin Gjana analizon ngjarjet më të fundit politike, duke u ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri dhe ndryshimet në qeveri të diktuara nga LSI. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, z.Gjana vlerëson rolin e LSI-së në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, që sipas tij, me qëndrimin e saj shmangu zgjedhjet e parakohshme. Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së, z.Gjana shprehet kundër deklaratës së kolegut të tij Marku për rithemelim të PD-së, ndërsa zgjedhjen e Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme, e quan si një ndër zgjedhjet e mira. Gjana flet dhe për aleancat e reja të PD-së, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi edhe me partinë e Bamir Topit.
Z.Gjana. Tashmë Shqipëria ka Presidentin e ri, por jo konsensual. Ishte kjo, mënyra më e mirë e zgjedhjes?
Nga kush mund të dalë tjetër presidenti përveç prej PD-së? Në konceptin tim, por dhe në analizën e vendeve prej nga ne marrim modele, përgjithësisht pohohet se zgjedhjet më të mira, janë ato që vijnë nga brenda strukturave të politikës për t’i dërguar njerëzit për nominime. Kjo nuk do të thotë se të dalësh jashtë politikës, të marrësh nga shoqëria civile, nga ekspertë të angazhuar te politika, zgjidhja mund të jetë domosdoshmërisht e gabuar, por nuk them se është më e mira. Personalisht mendoj se nuk është më e mira.
Për cilat arsye nuk është më e mira...?
Sepse praktika e ka vërtetuar, siç vërtetoi dhe në rastin më të fundit të zgjedhjes së presidentit; u propozua një kandidaturë që në staturën e tij profesionale, staturën e tij ndaj publikut dhe shoqërisë civile, të akademikëve, ishte një staturë e plotë. Por sapo u përball me valët e debateve dhe përplasjeve politike menjëherë u tërhoq. Të marrim të kundërtën dhe ta zëmë se do të kishte pranuar z.Zaganjori. Sapo të përballej me problemet politike, me zhvillimin e debateve, ai do të ndjehej keq. Prandaj, për të gjitha arsyet që përmenda, për mua zgjidhja më e mirë është e pretenduar dhe e realizuar.
…Por, pse jo konsensual?
Edhe ky termi konsensual më duket një gjetje si evazive. Kur themi konsensual ne menjëherë çojmë ndërmend 84 vota. Me kaq vota e kemi zgjedhur presidentin në 2007-ën. Ishte konsensual? Atëherë çfarë përbën numri 84? Përbën një zgjidhje, një model, të cilin Shqipëria e provoi me Kushtetutën e re pas ’98-ës, kur u zgjodh Meidani, e provoi kur u zgjodh Moisiu, e provoi kur u zgjodh Topi. Gjykoj se nuk ka vend që brenda mandatit qeverisës të krijohen kriza për efekt të mënyrës se si ishte përcaktuar në Kushtetutë. U bënë ndryshime dhe presidenti u zgjodh me 71 vota dhe procesi është kushtetues.
A ekziston mundësia e bashkëpunimit të PD-së me FRD-në e Bamir Topit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Aleancat janë para dhe paszgjedhore. Nuk besoj se PD-ja është treguar ndonjëherë e ngurtë përballë aleancave. Nëse vini re që nga 2005-sa, ‘lokomotiva’ e aleancës ka qenë shumë e madhe dhe për këtë nuk është paragjykuar askush. Aleancat paszgjedhore vijnë si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve. Nëse rezultatet e zgjedhjeve diktojnë, forcat politike pastaj hyjnë në bisedime dhe tradita ose ajo çfarë ndodhi në 2009-ën tregoi që logjika e hekurt e numrave është ajo që të obligon që të shkosh drejt aleancave. Kanë shkuar drejt aleancave edhe aktorë politikë që për dekada mund të kenë qenë në përballje me njëri-tjetrin. ‘Nea Demokracia’ dhe ‘PASOK’ sot qeverisin së bashku. Edhe në qeveri kanë qeverisur së bashku të majtë dhe të djathtë. Gjithçka varet nga rezultati i zgjedhjeve.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)