E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn afatin per komisioneret 7 dite kohe opozites t'i plotesoje

Partia Socialiste dhe ajo Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, kane edhe nje jave kohe per te dorezuar emrat e komisionereve ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, per procesin zgjedhor te 8 Majit. Ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se, qe ne fakt ishte per te plotesuar me njerez jo politike vendet vakante e krijuara nga 'bojkoti' i partive, u vendos qe ketyre forcave politike ne opozites, PS dhe PBDNJ, ndonese kane shkelur ligjin, t'u jepet edhe nje shans, nje jave kohe per te ushtruar te drejten e tyre. "Une mendoj qe ta shtyjme, dakord por jo me shume se sa nje jave. Sepse afati eshte shume i ngushte dhe duhet te nise menjehere trajnimi per keta komisionare, per te qene gati ne zgjedhjet lokale te 8 Majit", u shpreh dje kreu i KQZ-se, Arben Ristani. Keshtu, me kater vota pro, KQZ pranoi propozimin qe u be nga perfaqesuesi i Partise Demokratike ne kete komision, Njazi Kosovrasti. Por ndonese forcat politike edhe per nje jave, kreu i KQZ-se, Ristani beri te qarte se nese edhe kete jave, forcat politike ne opozite, nuk do te plotesojne KZAZ-te me komisionere, atehere tolerime nuk do te kete me dhe komisioneret do te emerohen nga njerez jo politike. "Ne rast se edhe me kete shtyrje nuk do te plotesohen vendet ne KZAZ nga forcat politike, une u bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe kane perfunduar shkollen e larte, te plotesojne keto vende", theksoi Ristani. Nga ana tjeter, ai kritikoi ashper forcat politike, qe ne menyre te hapur sipas kreut te KQZ-se, kane shkelur ligjin dhe vijojne te mos reagojne pavaresisht thirrjeve te shumta te bera. Sipas Ristanit, shkelja e ligjit ne menyre flagrante penalizohet. "Logjika, qe une nuk bej ligjin, qe ta pengoj zbatimin e tij, eshte nje logjike parashteterore. Shkelja e ligjit nuk shperblehet", theksoi Ristani. Ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor, afati per dorezimin e komisionereve per perberjen e KZAZ-ve, ka perfunduar qe me 7 shkurt. Pavaresisht ketij fakti, KQZ vendosi t'i toleroje edhe me nje jave tjeter keto forca per te plotesuar komisionet, te domosdoshme per realizimin e zgjedhjeve te pushtetit lokal te 8 Majit. Ky shqetesim jo pak here eshte ngritur edhe nga prezenca e OSBE-se ne Tirane, e cila ka bere thirrje te vazhdueshme ndaj partive politike te respektojne kodin zgjedhor per rrjedhoje te drejten kushtetuese te qytetareve per te zgjedhur e per t'u zgjedhur. Deri tani vetem dy forcat kryesore ne qeverisje, PD dhe LSI kane dorezuar emrat e komisionereve. Me anetaret e tyre, mund te funksionojne me shumice vetem 33 komisione, nderkohe qe ne te gjithe vendin jane 66 KZAZ, ne gjysmen e te cilave shumicen e ka opozita. R. Rapushi

Detaje
Afati
Komisioni Qendror i zgjedhjeve, shtyu dje edhe per nje jave, marrjen e vendimit per zevendesimin e anetareve ne 66 KZAZ-te per zgjedhjet lokale te 8 Majit. Shtyrja per PS dhe PBDNJ, qe te dorezojne anetaret e tyre.

Kritika
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, kritikoi ashper dje partite e opozites PS dhe PBDNJ, se po shkelin ne menyre flagrante ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Duke theksuar se shkelja e ligjit nuk shperblehet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›