Fier, zgjidhet kryetari i këshillit të qarkut

Këshilltarët e djathtë kanë zgjedhur sot Artur Shehun në krye këshillit të qarkut të Fierit.
Partia Socialiste në Fier e ka cilësuar si të paligjshme zhvillimin e mbledhjes pasi sipas tyre është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj.
Ky vendim pritet të dalë nesër, ndërsa të majtët kanë kërkuar më herët që mbledhja të mos zhvillohej pasi të vendosë gjykata.