Reforma zgjedhore, LSI:Të jetë gjithëpërfshirëse
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot marrëveshjen PD-PS për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama theksoi se dialogu politik mbetet mjeti i pazëvndësueshëm që reflekton sjelljen europiane të aktorëve politik në vend.
Ai gjithashtu theksoi se reforma zgjedhore duhet të realizohet në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE /ODIHR-it por më e rëndësishmja është që të garantohet gjithëpërfshirja dhe transparenca e procesit.
Gjithashtu LSI-ja ka kërkuar që në tryezën për reformën zgjedhore përveç aktorëve influentë në vend të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile ndërsa shtoi se kjo tryezë duhet të jetë e hapur për qytetarët.