Mazhoranca kalon dekretin e Topit për kreun e BSH-së

Kalon me diskutime dhe vetëm me votat e mazhorancës dekreti i presidentit Topi për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Opozita e kundërshtoi miratimin e dekretit të presidentit duke kërkuar që kandidati për guvernator për herë të dytë të ishte prezent dhe të shpjegonte nismat e këtij institucioni për të ardhmen.
Edhe gjatë kësaj seance të mbledhjes së komisionit borxhi ka qenë në qendër të debateve.Deputetja e PS-së Mimi Kodheli deklaroi se qeveria nuk ka mundur të mbaj premtimin për uljen e borxhit ndërkohë që deputeti demokrat Shfredin Shehu argumentoi se e gjithë kjo erdhi si pasoj e krizës.
Ndërkohë që drejtori për investime në ministrinë e financave Dorian Teliti deklaroi se janë marrë masa për shkurtim të shpenzimeve,ndërkohë që ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar u përcaktua si investimi kryesor i 2012.
Buxheti pritet që të kalojë për diskutim në parlament në 25 nëntor ndërkohë që dekreti për guvernatorin pritet të kalojë për votim në seancën e nesërme parlamentare.