Monti publikon listën e ministrave, betimi pasdite

Mario Monti
ROMË- Kreu i ri i qeverisë italiane, Mario Monti ka prezantuar listën e ministrave të kabinetit, vetëm pak kohë pasi mbylli takimin me presidentin Napolitano.
Shume poste te rendesishme i jane besuar femrave, qe zene sipas Montit nje vend te cmuar ne kete kabinet.
Kabineti Monti
Ministër i Jashtëm, Giulio Terzi;
Ministër i Brendshëm Anna Maria Cancellieri;
Ministër i Drejtësisë, Paola Severino,
Ministër i Mbrojtjes Gianpaoalo di Paola
Ministër i Zhvillimit dhe Infrastrukturës, Corrado Passera;
Minister i Agrikulturës, Mario Catania;
Ministër i Ambientit Mario Clini;
Ministër i Punës dhe politikave sociale Elsa Fornero;
Minister i Shëndetësisë, Renato Balduzzi
Ministër Kulture, Lorenzo Ornaghi
Qeveria do të bëjë betimin në orën 17.00. Sipas prezantimit, Monti do të ketë edhe postin e ministrit të Ekonomisë.
Nje dite me pare ai deklaroi se sot do të jete gati për ti prezantuar kreut të shtetit frytet e punës së bërë gjatë këtyre ditëve.
Duke e cilësuar procesin një punë të vështirë por të frytshme, ai shprehu besimin dhe bindjen e tij në qëndrueshmërinë e institucioneve.
Monti u emërua nga presidenti Napolitano për të formuar qeverinë e re, pas dorëheqjes së Berluskonit.