E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin në dritë detaje nga VIDEOJA Prifti- Balliu

Share

Video e shumëpërfolur e ish Ministrit të Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifi dhe botuesit të gazetës 55 Fahri Balliu del në dritë.

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot ekskluzivisht fotot e botuesit në zyrën e ministrit të atëhershëm, ndërkohë që disponon edhe videon, e cila sot endet në duart e disa individëve, duke përfshirë prokurorë dhe ekspertë të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

VIDEOJA

Video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010, vetëm pak minuta para se të hynte në zyrë Ilir Meta dhe është filmuar video mes ish ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin Fiks Fare.

Në video botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tendera si në skrap apo edhe në miniera. Video është e rregjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është regjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Në pjesën e parë të bisedës, Fahri Balliu, duke i ofruar ryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend. Ndërsa në pjesën e dytë kërkon favore për një kompani turke që ti jepet një minierë bakri .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›