E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zhduket pagjurmë 15 vjecarja

FIER- Kishte ardhur nga Italia për të pushuar në Shqipëri por humbet pa gjurmë një adoleshente nga Fieri. Sipas familjarëve, Franceska Merkaj është larguar nga shtëpia që ditën e djeshme rreth orës 17:00 dhe nuk është kthyer ende, pas një konflikti me kushërinjtë e saj më të vegjël.
Prindërit kanë kryer denoncimin në komisariat ndërsa efektivët e policisë kanë nisur tashmë kërkimet.

15 vjecarja dhe familja e saj jetojnë në Breshia të Italisë por ishin kthyer në Shqipëri për pushimet verore.
Sipas nënës së vajzës, këto ditë në shtëpi ishte ndezur një konflikt me mes Franceskës dhe 2 kushërinjve të saj 10 dhe 13 vjec të cilët e kanë keqtrajtuar atë.

Prej ditës së djeshme , shtëpia e familjes Merkaj është përfshirë nga paniku, ndërsa po punohet për gjetjen e adoleshentes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›