Koplik, gjenden eshtrate priftit të pushkatuarnga regjimi komunist
KOPLIK- Gjetja e disa eshtrave gjatë hapjes së themeleve në afërsi të qytetit të Koplikut ka bërë të mendohet se ato i përkasin priftit Don Aleksandër Sirdani i pushkatuar në vitin 1948 nga regjimi komunist. Eshtrat janë gjetur nga pronari i tokës teksa po gërmohej për të hapur themelet për ndërtimin e një objekti.
Don Aleksandër Sirdani u arrestua në vitin 1948 nga forcat e sigurimit të shtetit të asaj kohe, ndërsa u ekzekutua pa gjyq në vendin ku u gjetën eshtrat 3 ditë më parë.
Don Sirdani shërbente si prift në fshatin Bog ndërsa njihej dhe si shkrimtar, historian dhe gjuhëtar. Pas transportimit të eshtrave në Shkodër dhe ekzaminimit të tyre, pritet të ketë dhe një deklaratë zyrtare nga përfaqësues të Kishës Katolike të Shkodrës.
(e.n/News24/BalkanWeb)