Ngjarja në Sauk, kush është autori i shpërthimit?
Ka realizuar në mënyrën më perfekte vrasjen e hasmit të tij Xhevdet Xhebrahimit, i cili në 1997 i kishte vrarë xhaxhain, Naim Dervishin. E nëse në këtë vit Luan Dervishi autori i shpërthimit në Sauk ka qenë 12 vjeç, nuk ka harruar të marrë hak për xhaxhin e tij pas 13 vjetësh. Aktualisht është 25 vjeç por skemën e vrasjes së Xhebrahimit e ka realizuar në mënyrën më të mirë. Pasi ka blerë një televizor, ka instaluar në të një sasi tritoli prej 600 gramësh ka shkuar në kompanin dixhital ku është paraqitur me një emër të rremë të cilët do dërgonin si dhuratë në familjen Xhebrahimi televizorin me dekoder si dhuratë. Deri këtu ideja e 25 vjeçarit për vrasjen e hasmit ka qenë prefekte, madje jo vetëm kaq, qëllimi i tij për vrasjen e 71 vjeçarit është i realizuar por fatkeqësit se bashku me Xhebrahimin ka humbur jetën edhe tekniku i telvizorit, Luan Brahja. E ndërsa për policinë në fillim ka qenë e vështirë për të përcaktuar shpërthimin skema e Luan Dervishit është realizuar plotësisht. Por ajo që bie në sy është hasmëria e ruajtur prej më shumë se 13 vjetësh e 25 vjeçarit, i cili në 1997 ka qenë fëmijë vetëm 12 vjeç.