Diskutime nëkomisionin e ligjevembi pr/ligjin për faljen
TIRANE- Vijon në komisionin e ligjeve diskutimi për projektligjin “Për Faljen”. Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit popozuan e më pas miratuan disa ndryshime teknike për katër nenet e para të projektligjit duke vendosur vijimin e shqyrtimit të neneve të tjera në mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u shqyrtuan edhe disa amendime të propozuara nga deputetë të Partisë Socialiste lidhur me projektligjin në fjalë. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve zhvilluan një diskutim të hapur duke shkëmbyer opinione mbi strukturën legjislative të projektligjit duke vlerësuar rëndësinë e tij në kuadër të reformës në drejtësi.
Përmes këtij projektligji synohet përcaktimi i kritereve dhe procedurave të dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor.
(m.a/News24/BalkanWeb)