E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarr masiv në pyllin “Darzezë”, digjen 100 ha me pisha

FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Darzezës në Fier. Zjarri ka nisur rreth dy orë më parë në afërsi të Pishporos dhe ka përparuar shumë shpejt drejt pyllit të Darzezës. Flakët kanë djegur deri tani rreth 100 ha me pisha, duke sjellë një dëm të madh në pasurinë pyjore të kësaj zone.

Ndërhyrja me mjete rrethanore është e pamundur për shkak se flakët janë të përmasave të mëdha. Një zjarrfikëse ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që drejt pyllit janë nisur edhe dy mjete të tjera. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›