Krasniqi uron Metën për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
PRISHTINË- Me rastin e zgjedhjes së z. Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi, në të cilin në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta me rastin e zgjedhjes së Metës Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
"Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, shpreh bindjen se ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t’ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim", thuhet në telegram.
Krasniqi shfrytëzon rastin për të shprehur mirënjohjen "për gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj".
(m.a/BalkanWeb)