Fier, zjarr pranë zonës arkeologjike të Apollonisë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pojan pranë zonës arkeologjike të Apollonisë.
Zjarri në fillim ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre duke u përhapur më pas me shpejtësi. Mësohet se nga zjarri nuk ka rrezik për parkun arkeologjik të Apollonisë dhe as për banesat përreth.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.