Ambasadori serb kritikon tekstet shkollore të historisë
FIER- “Disa nga tekstet shkollore shqiptare nuk janë objektivë në përcjelljen e historisë së vendeve fqinje.” Kjo ishte deklarata e ambasadorit serb në Shqiperi Ljubomir Zariç, i cili dje ndodhej në fshatin e Libofshës në Fier, për të festuar një vjetorin e çeljes së kursit të mësimit të gjuhës serbe.
Rreth 80 fëmijë të komunitetit me prejardhje nga Novi Pazari të Serbisë që jetojnë në fshatin e Libofshës në Fier, ku dhe mësojnë në këtë kurs.
I pyetur nga mediat në lidhje me moslejimin e teksteve të dërguara nga Shqipëria dhe Kosova për nxënësit e zonës së Preshevës, diplomati serb tha se "lejimi i teksteve duhet të kryhet atëherë kur të jepet miratimi i përdorimit të tyre nga ana e ministrisë së Arsimit, sikundër edhe në Shqipëri".
Pak ditë më parë reagim kritik për tekstet shkollore që përdoren tek ne erdhi dhe nga Greqia. Mediat greke kritikonin tekstet shkollore që përdoren në Shqipëri, të dhënat e të cilave i referohen Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Website të ndryshme, ndër të cilët edhe ai i gazetës “Proto Thema” shkruajtën me shqetësim për faktin që sipas tyre, “pas Maqedonisë tani edhe Shqipëria kërkon të bëjë hero të vetin, Aleksandrin e madh”. Për këtë citohet teksti i Fjalorit të ri Enciklopedik dhe teksti shkollor i Gjeografisë, ku thuhet se “ADN e Aleksandrit të Madh, është shqiptare, për shkak të prejardhjes së nënës së tij, e cila vinte nga Thesprotia”. Në tekstet e Shqipërisë, thuhet se prejardhja e Olimpiadës, nënës së Aleksandrit të madh është nga një fis ilir, por sipas mediave greke “kjo është pasaktësi e madhe, pasi është e pranuar me kohë, që fiset të cilat kanë jetuar në Thesproti dhe Molosi, janë fise greke”.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasadori serb kritikon tekstet shkollore të historisë