Opozita voton kundër ndryshimeve të pr/ligjit për asetet piramidale
TIRANE- Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në pr/ligjin për shitjen e aseteve të firmave piramidale. Ndryshimi që propozonte ministria e Financave ishte që çmimi i aseteve të publikohet para hapjes së procesit të ankandit.
Ky ndryshim i propozuar nga qeveria është kundërshtuar nga anëtarët e opozitës në komision, sipas të cilëve nuk duhet të ndryshojë mënyra se si shiten pasuritë, dhe për këtë arsye votuan kundër këtij projektligji.
Ky ndryshim në ligj vjen ndërsa janë shitur 90 % e aseteve të firmave piramidale dhe kanë mbetur ende pa u shitur 10% të tyre.
Për përfaqësuesin e ministrisë së Financave, Bajram Malaj, i cili foli në komision, ky ndryshim ishte i domosdoshëm pasi procesi i shitjes se aseteve të firmave piramidale ishte bllokuar.
(s.g/BalkanWeb)