E Diel, 1 Nëntor 2026

12 rekomandimet, Bregu: PS te bashkëpunojë. Reagon Opozita

TIRANË-Një muaj para se të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit.

Gjatë fjalës së saj ministrja e integrimit tha se dialogu politik mbetet prioritet për plotësimin e rekomandimeve të BE dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Sipas ministres nëse do të ketë vullnet politik atëherë do të realizohet edhe reforma zgjedhore e cila është mjaft e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme sipas standarteve europiane. Sipas saj reforma zgjedhore duhet të realizohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.

Qëllimi i kësaj seance është vlerësimi i progres-raportit të vitit 2010, posaçërisht 12 rekomandimet e KE-së. Ndërkohë me rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare të Kuvendit, opozita ka deklaruar se në qendër të këtij vendimi janë 12 prioritetet e BE-së.

Nga ana tjetër rekomandimi i parë i KE-së flet për funksionimin e Parlamentit mbi bazën e dialogut konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha forcave politike në vend.

Sipas saj procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim begativ nga Bashkimi Europian.

Ministrja theksoi se mosfunksionimi i parlamentit solli ndikim negativ në raportin për Shqipërinë.

Ministrja e Integrimit theksoi se nëse PS bën taktika politike përgjigja do të jetë negative. Sipas saj, nuk ka më preteks që PS të pengojë integrimin e vendit.
Minstrja theksoi se detyrë e PS tashmë është të caktoje emrat për Avokatin e Popullit, Gjykatës së Lartë dhe emrat për anëtarët e Kushteteses ndërsa theksoi se mazhoranca është gati të plotësojë dhe rekomandimin ende të palotësuar, atë të heqjes së imunitetit për deputetët.
“Jemi gati ta heqim nëse e propozon opozita”, tha Ministrja.

Pas ministres, në komisionin e integrimit kanë reaguar deputetët e opozitës. Ermelinda Meksi kritikoi raportin e ministres duke vënë theksin se ishte i njëanshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›