E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarri shkrumbon një mobilieri

Fier- Flakët e zjarrit kanë përpirë sot një mobilieri në qytetin e Fierit, duke i shkaktuar një dëm prej 270 milion lekësh pronarit të saj. Sipas deponimit të tij në polici, zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ngjarja ndodhi në orët e paradites në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit.  Burime nga Policia e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit njoftuan se “flakët u shfaqën rreth orës 10:00 në magazinën e shtetasit Hasan Lika”. Mobileria gjendej në një zonë të banuar edhe gjatë djegies u rrezikuan edhe banesat pranë saj. Mësohet se forcat zjarrfikëse evituan përhapjen e flakëve në këto banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›