Taksistet, proteste per reduktimin e licencave
E. Hazizolli
Drejtuesit e furgoneve taksi 8 +1 ne qytetin e Beratit kane zhvilluar dje nje proteste disaoreshe kunder udhezimit te Ministrise se Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve ne lidhje me shkurtimin e numrit te furgoneve qe do te vazhdojne te ushtrojne veprimtarine ne kete qytet. Sipas udhezimit te ministrise perkatese, aprovuar nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti, pak dite me pare, nga 90 furgone taksi, qe punojne aktualisht per linjat nderqytetese do te lejohen te ushtrojne aktivitetin vetem 20 prej tyre. Pasi ka mberritur si udhezim nga dikasteri, ai eshte aprovuar se fundi nga Keshilli Bashkiak, cka ka bere qe te reagojne drejtuesit e furgoneve. Ky vendim ka bere qe taksistet ne shenje proteste te nderpresin punen dhe te protestojne ne qender te qytetit. Ata kane kerkuar anulimin e ketij vendimi dhe licencimin e furgoneve ne baze te numrit te popullsise, cka do te thote nje fugon taksi per nje mije banore. Sipas kesaj llogaritjeje, per qytetin nevojiten plote 64 furgona taksi per linjat nderqytetese. Ylli Xhamxhiu, kryetari i sindikates se furgoneve taksi, thote per gazeten se protesta e zhvilluar sot kundershton automatikisht marrjen parasysh te udhezimit nga Keshilli Bashkiak per reduktimin e numrit te furgoneve. "Per kete kemi kerkuar nga drejtuesit lokal deri te prefekti anulimin e ketij vendimi, pasi rreth 70 drejtues te furgoneve taksi do te dalin te papune, cka do te krijoje probleme sociale". Per kete, thote kryetari i sindikates, ne do te vazhdojme protesten deri ne futjen ne greve, nese nuk merret parasysh kerkesa e tyre.
Propozimi: 1 fugon per 1 mije banore
Taksistet kane kerkuar anulimin e ketij vendimi dhe licencimin e furgoneve ne baze te numrit te popullsise, cka do te thote nje fugon taksi per njemije banore. Sipas kesaj llogaritjeje per qytetin nevojiten plote 64 furgone taksi per linjat nderqytetese. Disa dite me pare, Bashkia e Gjirokastres vendosi pezullimin e ketij urdhri pikerisht per shkak te efekteve te pritshme sociale.