E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri me dy Këshille Qarku, të majtët dhe të djathtët mbledhje paralele

Fier- Qarku i Fierit vijon të mbetet problematik sa i përket Këshillit të Qarkut. Opozita dhe mazhoranca ende nuk kanë gjetur një konsensus se cili është drejtuesi i Këshillit, dhe për këtë arsye sot të djathtët dhe të majtët kanë zhvilluar sot mbledhje paralele.

Këshilltarët socialist janë mbledhur në njërën nga sallat e Bashkisë nën drejtimin e Vangjel Ndrekos, ndërsa në sallën e konferencave janë mbledhur këshilltarët e djathtë me në krye Artur Shehun.

Situata vijon të mbetet kaotike pasi disa këshilltarë të majtë kanë kaluar me mazhorancën, por kjo është kundërshtuar nga socialistët të cilët e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë kjo çështje u bë edhe pengesë që vendi ynë nuk mori statusin kandidat për anëtarësim në BE, sepse opozita nuk votoi tre ligjet e kërkuara. PS-ja kërkonte që të zbatoheshin vendimet e Gjykatës së Lartë për Fierin dhe vetëm atëherë do të jepte votën e saj për ligjin e Gjykatës së Lartë, nënpunësit civil dhe rregullores së Parlamentit.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›