E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çmendet” moti, ulen temperaturat, në veri rikthehet dëbora

TIRANE - Pas disa javëve me temperatura të larta e mot të ngrohtë, rinisin reshjet e dëborës në veri të vendit.

Dëbora ka nisur sot rreth mesditës, kryesisht në rrethin e Pukës ku trashësia e saj arrin në 3 centimetra, ndërsa jashtë qytetit arrin thuajse në 8 centimetra.

Po kështu edhe në Tropojë, Has e Kukës, ku ka pasur herë pas here reshje bore dhe shiu.
Nga korrespodentja e News24 në Kukës mësohet se para nisjes se reshjeve ka pasur stuhi me erë të fortë, çka ka shkaktuar dhe disa deme.

Kalaja e Dodës, Kula dhe zonat e thella malore të qarkut të Dibrës janë përfshirë gjithashtu nga reshje bore. Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka pasur reshje, por vetëm ulje temperaturash dhe mot i vranët.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kukësi përfshihet nga një stuhi e fortë ere Dëbora e parë e pranverës zbardh Prishtinën VIDEO: Moti për sot 1 prill

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›