Presidenti serb Boris Tadic kalon Natën në Decan
DECAN Predidenti Boris Tadic ka kaluar natën në manastirin Decanit, ka marrë pjesë në meshen e rastit për Krishtlindjet ortodokse që festohen nga serbët. Presidenti do të ndjekë ceremoninëgjisësë shenjtë po në Decan. Tadic pritet të largohet paraditen sotme nga Kosova .Ndërkohë reagime kanë shpëthyer në Kosovë për këtë vizitë. Partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për lejimin e Tadic. Sipas partisë Aleanca Kosova e Re, vizita e Tadic tregon se qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të kujdeset për shtetin. Nese Tadic lejohet ne Kosovë partia sygjeron që edhe liderë kosovarë duket të lëjohen në Luginën e Preshevës për të festuar me shqiptaret. Edhe levizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj vizitës së Tadic. Prishtina lejoi vizitën e Tadic në Kosovë me kusht që të mos lejojë asnjë nga partitë politike. Tadic nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë. Reagimet nga opozita në Kosovë kanë qënë të forta , sipas tyre presidenti serb nuk duhet të shkelë në Kosovë. (News 24, Balkanwab)