Figueroa vazhdon në Wigan

Mbrojtësi i Wiganit, Maynor Figueroa, i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke vazhduar kontratën me klubin, deri në verën e vitit 2012. Figueroa ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Mirëpo, 26-vjeçari është i lumtur që ka sqaruar të ardhmen e tij. “Jam i lumtur që spekulimet kanë marrë fund dhe tani mund të përqendrohem 100 për qind në Wigan”. Ndërsa menaxheri Roberto Martinez shtoi: “Maynor është i lumtur në klub”.