E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri në qershor

Kampioni i Evropës dhe Spanjës, Barcelona, do ta zgjedhë presidentin e ri më 13 qershor, në vend të Joan Laportas, ka njoftuar klubi të shtunën. Sipas rregullave të klubit, Laporta 47-vjeç nuk mund të kandidohet përsëri, pas marrjes së postit më 2003. Disa kandidatë tashmë janë paraqitur, përfshirë nënkryetarin Alfons Godall dhe Jaume Ferrer. Ish-nënkryetari Sandro Rosell, po ashtu pritet të kandidohet. Sezonin e kaluar, Barcelona hyri në histori si klubi i parë që fitoi gjashtë tituj për një edicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›