Figurat kryesore kineze që munguan në pritjen e Shehut në Pekin
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Pekin, 10 maj 1966 – Ngjarja më e rëndësishme gjatë takimit të sotëm të Mao Ce Dunit me delegacionin shqiptar në Pekin ishte mosshfaqja e vazhdueshme e Peng Çenit, kryetarit të bashkisë së Pekinit dhe anëtar me të drejta të plota i Byrosë Politike, por i cili është gjithashtu edhe Sekretar i Partisë. Ashtu siç ishte zëvendësi i Ten Hsiao Pinit në bisedimet ideologjike në Moskë në vitin 1963, Peng është një ekspert i debatit kinezo-sovjetik dhe rrjedhimisht do të ishte normale të pritej që të paktën të ishte pjesë e pritjes së delegacionit të Mehmet Shehut. Ndërsa ndër të pranishmit ishin Mao Ce Duni, Çu En Lai, Lin Biao, Ten Hsiao Pin, Vu Hsiu Çuan, anëtar i Komitetit Qendror, Vang Pingnan, ish-ministër i Jashtëm dhe Hsu Çien Kuo, ambasadori kinez në Shqipëri. Në vitin 1956, Peng Çen shkoi për një vizitë në Indonezi, gjatë së cilës ai mbajti një deklaratë shumë të rëndësishme të politikës së jashtme. Goditja e menjëhershme që mori Partia Komuniste nga ushtria mund të ketë ardhur të paktën pjesërisht nga një kryengritje e parakohshme nga komunistët, dhe mund të thuhet se Peng Çen të paktën duket se nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar dhe ndoshta asgjë për ta nxitur atë. Normalisht, Peng Çeni priti të gjithë delegacionet e rëndësishme të huaja në Pekin, dhe në rastin e vizitës së delegacionit shqiptar në vitin 1966, mungesa e tij ngjalli dyshime. Liu Shao Çi, Çu En Lai dhe Ten Hsiao Pin kanë bërë të gjithë deklarata kumbuese ku denonconin hrushovizmin pa Hrushovin, “por ende buzëqeshja e kryetarit të bashkisë së Pekinit” nuk u raportua në festimet që u mbajtën me këtë rast. Ka shumë mundësi që Peng Çeni të mos jetë mirë me shëndet apo të jetë duke u larguar nga detyra, dhe me sa duket ishte e pamundur që ai të ndodhej në pritjen e delegacionit shumë të rëndësishëm shqiptar që vizitonte Pekinin. Shfaqja e tij e fundit ka qenë në 25 mars, kur agjencia kineze e lajmeve “Hsinua” tha se ai ishte i pranishëm në djegien e trupit të Ai Szuchit, zëvendëspresidentit të Shkollës së Partisë të Komitetit Qendror. Që prej vitit 1964, Shkolla e lartë e Partisë është sulmuar për shkak të gjoja pikëpamjeve “revizioniste” të drejtorit të saj, Jang Hsien Çen, dhe nuk është e pamundur që Peng Çen-i mund të dyshohet se i është ngarkuar një pjesë faji. Nëse nuk është kjo arsyeja, atëherë është shumë e vështirë të provosh arsyen e vërtetë të mungesës së fundit të Peng Çenit, përveç teorisë së sëmundjes, e cila mund të përdoret gjithashtu për të shpjeguar mosshfaqjen që prej 28 shkurtit deri më sot të vetë Mao Ce Dunit. Sulmet e bëra këto ditët e fundit ndaj Teng To-së, sekretar i Komitetit të bashkisë së Pekinit, pjesë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, raportohen nga gazeta “Kvangming Daily” se Teng Toja është përdorur si koka e turkut për dikë më lartë në udhëheqje. Teng To gjoja “ka përdorur të njëjtën ton si të Hrushovit” dhe tre gazeta të Pekinit, “The Peking Daily, The Peking Evening News dhe dyjavorja ‘Frontline’ janë kritikuar të gjitha se kanë botuar artikujt e tij. Për më tepër “Kvangming Daily e lidhi emrin e Teng To-së me atë të Vu Hanit, zëvendëskryetarin e bashkisë së Pekinit dhe një historian i njohur, i cili edhe ky është akuzuar fuqimisht për muaj të tërë në këtë shkuarën. Por përsëri mundësia e fajit ndaj Peng Çenit është shumë e vështirë për t’u injoruar në një situatë pothuajse të paprecedent siç ishin festimet për nder të Mehmet Shehut. Nëse Peng Çeni nuk është thjesht i sëmurë, vetëm protokolli mund të të kërkonte pjesëmarrjen e tij në banketin e shtruar sot nga Mao Ce Duni. Por artikujt e fortë e “Kvangming Daily” kundër Teng To-së dhe disa artikuj të tjerë në shtypin kinez duket se e konsiderojnë “sëmundjen” e Peng Çenit më shumë politike se sa fizike. Mëngjesin e 11 majit të gjitha gazetat e Pekinit kishin botuar një foto të rëndësishme të Mao Ce Dunit, që përshëndeste Mehmet Shehun. Fakti që Mao shoqërohej nga marshalli Lin Biao, ministër i Mbrojtjes, i cili angazhimin e fundit publik e pati në 3 mars të vitit 1965, mund të ishte një paralajmërim i rëndësishëm. Shëndeti i Lin Biaos dihet se nuk ka qenë i mirë këto kohët e fundit, por tashmë ai mund të shihet të marrë pjesë në punët e shtetit edhe njëherë tjetër. Lin Biao është gjithashtu dhe anëtari më i ri i Byrosë Politike (57 vjeç) dhe palëkundshmëria e marshallit kundër të çdo njolle të revizionizmit as që vihet në dyshim. Për më tepër ky është një tregues i fundit i ngritjes së qëndrimit të Lin Biaos brenda Byrosë Politike, që në javët e fundit në mënyrë të përsëritur ka qenë më shumë në rolin e kësaj të fundit “Liberation Army Daily”, se sa vetë gazeta “People’s Daily”, e cila ka qenë e para në sulmet e shprehura për këto “farëra të këqija” si Kuo Mo Jo, Vu Han dhe Teng To. Gjatë fjalimeve të delegacionit shqiptar, për shembull, mund të shikohej fare lehtë që edhe Kryeministri Çu En Lai, ndoqi me përpikmëri linjën kulturore të botuar dy javë më parë në “Liberatin Army Daily”. Ky fakt priret të përkrahë teorinë se ylli i Lin Biaos po ngrihet dhe se denoncimet e fundit të intelektualëve dhe anëtarëve të njohur të organit të bashkisë së Pekinit në “Army Daily” kanë mbështetjen e plotë të vetë Maos. Një tjetër incident që kërkon shpjegim është anulimi (ende i pakonfirmuar) i vizitës së Çu En Lait në Bukuresht. Kjo u lajmërua nga gazeta “Unita” në datë 11 maj, organi i Partisë Komuniste italiane është një ndër të paktat gazeta perëndimore (në mos e vetmja) që ka korrespondent të sajin në Bukuresht. Nëse vizita e Çusë në fakt do të anulohej, anulimi ka shumë pak të ngjarë që të ketë ardhur nga presioni i suksesshëm sovjetik mbi partinë rumune, dhe është po kaq e pamundur që kjo të ketë ardhur për shkak të pakënaqësisë së Çusë që vizita e tij në Rumani i paraprinte asaj të Brezhnjevit. Nëse vetë Çuja në fakt do të hiqte dorë nga kjo vizitë e një rëndësie shumë të madhe për politikën e jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, por edhe për manovrat e tij kundër Bashkimit Sovjetik në lëvizjen botërore komuniste, pastaj arsyeja e vërtetë do të ishte një krizë e brendshme në rangjet e larta drejtuese në Pekin. Nëse ky është shpjegimi i drejtë, Çu En Lai, i cili pa dyshim e kujton fatin e marshallit Zhukov në Shqipëri, të Hrushovit në Detin e Zi dhe të Nkrumahut në Pekin, mund të ndjejë në mënyrë të kuptueshme se politikat e Byrosë Politike e bëjnë të këshillueshme për momentin që ai të qëndrojnë me vendosmëri në kryeqytetin kinez.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009