Shehu: “Bonot e “Anglo-Adriatikas në bankë, kthimi i lehtë”
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Bonot e Privatizimit 45 mijë kreditorëve të depozituara në Fondin e njohur “Anglo-Adriatika” ndodhen në ish-bankën e kursimeve, (sot Reiffesisen Bank) dhe procesi i kthimit të tyre është shumë i thjeshtë.
Kështu ka deklaruar dje për gazetën “Ballkan”, ish-zv.ministri i Financave dhe deputet i PD-së, Sherefedin Shehu. Ai deklaron se rikthimi do të bëhet i mundur me projektligjin e ri të Ministrisë së Financave, që ka nisur të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. “Projektligji synon shfuqizimin e ligjit nr. 7979 të vitit 1995 “Për fondet e investimit”, duke i hapur rrugë rikthimit të Letrave me Vlerë. “Kjo është thjeshtësisht e zbatueshme, pasi fondi që ka operuar në vitin ’95 nuk ka pasur licencën e duhur për të mbledhur dhe investuar Bonot e Privatizimit”, thotë ai. I pyetur nga gazeta në lidhje me investimin e tyre në tregun e legalizimeve të objekteve informale, Shehu shprehet se kjo nuk është në dorë të Qeverisë, pasi ajo që vendos në këtë rast është kërkesë–oferta, pra vendos tregu. “Nuk mendoj se bonot e privatizimit do të pësojnë një rritje të mëtejshme të vlerës, pasi në treg kërkesa është më e lartë se oferta”, shprehet Shehu.
Projektligji
Projektligji më i ri i Ministrisë së Financave i jep të drejtën e menaxhimit të të gjithë procesit, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si i vetmi institucion kontrollues mbi fondet e investimeve. Por, ajo çka është e rëndësishme, ligji i ri me të hyrë në fuqi do t’u kthejë të gjitha Bonot e Privatizimit kreditorëve, të cilët i kanë investuar në tre fondet që operonin në treg në vitet ‘95, ku më i njohuri mbetet “Anglo-Adriatika”. Në projektligj parashikohet si hap i parë, rishpërndarja në duart e pronarëve, që do të bëhet përmes një udhëzimi të Ministrit të Financave. Më pas, këto do të mund të përdoren në tregun e legalizimeve, duke i shitur në një fond që mund të bëjë një kolektivizim, apo duke blerë objekte informale. Ligji parashikon rregulla të rrepta për shoqëritë administruese që do të marrin përsipër procesin.
Tregtimi në vitet ‘95
Bonot e privatizimit ishin të tregtueshme në tregun e lirë, duke përjashtuar përdorimin direkt të parave për privatizimin e ndërmarrjeve me metodën e privatizimit masiv (MPM). Kështu, çdokush mund të blinte bono privatizimi në treg me një çmim shumë më të ulët se vlera e tyre nominale, për të blerë më pas aksionet e shoqërive anonime, që do të privatizoheshin MPM me vlerën e tyre nominale. Nga muaji maj, deri në fillim të vitit 1997 u privatizuan me MPM shumë ndërmarrje, që praktikisht u transformuan në shoqëri aksionere shtetërore. Këto shoqëri i përkisnin sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, si: industria mekanike, industria e përpunimit të ushqimeve, industria kimike, industria e lehtë dhe tekstile. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, procedurat e ankandit të aksioneve nuk u bazuan në ndonjë çmim të parallogaritur, sipas të cilit oferta dhe kërkesa për aksione të shoqërisë që do të privatizohej, shkojnë gjithnjë paralelisht, domethënë gjithë bonot blejnë gjithë aksionet. Gjithashtu, mungoi edhe informacioni rreth ecurisë së shoqërive, situatës së tyre ekonomiko-financiare dhe planet perspektive të zhvillimit të tyre.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009