E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fijet që dëgjojnë dhe flasin

Massachusetts, 10 gusht - Hulumtuesit nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar fijet që mund të dëgjojnë dhe të prodhojnë tinguj.

Fijet me veti piezoelektrike, në njërën anë kanë më shumë atome të fluorit, ndërsa në skajin tjetër kanë më shumë atome të hidrogjenit, gjë që i mundëson shndërrimin e valëve zanore në sosh elektrike dhe anasjelltas. Hulumtuesit e MIT-së theksojnë se duke shfrytëzuar  fijet e tilla mund të krijohen pranues/transmetues komunikimi, por deri më tani nuk është i qartë fati i tyre komercial, pasi procesi prodhues është shumë i shtrenjtë, si dhe për shkak se punojnë në frekuenca kilohercësh dhe megahercësh, ndërsa njerëzit dëgjojnë dhe në komunikimin me zë shfrytëzojnë frekuenca dukshëm më të ulëta.

Zëri nuk është e vetmja fushë ku mund të përdoren fijet “e mençura”, kështu që hulumtuesit e MIT-së theksojnë që janë duke punuar edhe në fijet, të cilat në mënyrë të ngjashme janë të ndjeshme ndaj dritës.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›