Fiat Idea i ridizajnuar

Torino, 10 gusht - Fiat sapo ka zbuluar versionin e ridizajnuar të modelit Idea, i cili sipas karakteristikave i takon kategorisë së automjeteve të vegjël MPV. Për momentin ndryshimet kanë të bëjnë me modelin për Amerikën Jugore dhe diçka e ngjashme pritet edhe në tregun evropian. Shitja e Idea-s së re së pari fillon në Brazil e pastaj në vendet tjera të Amerikës Latine.
Ndryshimet në krahasim me modelin e vjetër kanë të bëjnë me korrigjimet e vogla të maskës së motorit, mbrojtësve dhe grupeve të dritave. Në anën e prapme mund të vërehen dritat e ndryshme si dhe kapaku i ri i bagazhit i cili prehet në mbrojtësin e ri.
Brendësia është butësisht e korrigjuar. Në konzolën qendrore ndërprerësit kanë renditje më të mirë, me të cilët përmirësohet ergonomia. Me modelin e ri vijnë edhe materiale më të mira, që i japin një finish më të mirë.
Idea do të ofrohet në katër lloje të paketave të ndryshme: Attractive, Essence, Sporting dhe Adventure. Varësisht nga zgjedhja vijnë edhe shtojcat e ndryshme në karroceri dhe për mbrojtje të sipërfaqes së poshtme të automobilit si dhe goma për vozitje terreni.
Në ofertë është paleta standarde e motorëve Fiat. Në shumicën e vendeve blerësit më shumë përcaktohen për tipin me benzinë 1.4 dhe 1.8, e pastaj për 1.6-litërshin Flex-Fuel.