E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i EULEX, Kermabon viziton Tiranën në Prill

Një tur vizitash ka parashikuar të zhvillojë në rajon kreu i EULEX, IV dë Kermabon. Në fillim të prillit parashikohet vizita në Tiranë, kurse javën tjetër një “vizitë teknike” në Beograd 

PRISHTINE - Shefi i EULEX, Iv dë Kermabon planifikon që së shpejti të bëjë një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga shefi i zyrës për media i misionit të BE në Kosovë Kristof Lamfalusi. Sipas të njëjtave burime Kermabon planifikon një "vizitë teknike" në Beograd, më pas një vizitë pune në Shkup e Podgoricë. Lamfalusi shton se "vizita e planifikuar për në Beograd nuk është konfirmuar plotësisht, por ajo do të realizohet gjatë javës së ardhshme. Ndërkaq Beogradi zyrtar ka konfirmuar se vizita po përgatitet, por ende nuk ëshët caktuar data e vizitës së shefit të EULEX. Kermabon parashikon që në Beograd të bisedojë me disa ministra të Qeverisë serbe. Zyrtari i EULEX ka mohuar mundësinë që vizita e shefit të tij në Beograd të ketë karakter politik. "Në thelb është një vizitë teknike. Ai atje do të zhvillojë takime në ministritë e Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Financave, çështje për të cilat Euleksit ka mandat për të vepruar në Kosovë", ka thënë zëdhënësi Lamfalusi. Po ashtu shefi i EULEX do të vizitojë Podgoricën dhe Shkupin, ndërsa në fillim të prillit do të vizitojë edhe Tiranën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›