E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet kryetari i komunës Antigone nga PS tek LSI

Ylli Muho, kryetar i komunes Antigone

GJIROKASTER- Kreu i Komunës së Antigonesë në rrethin e Gjirokastrës, Ylli Muho, ka deklaruar largimin nga PS.  Për gazetën Panorama, zoti Muho ka deklaruar se largohet me vrap nga PS pasi sipas tij, nuk e gjen më veten në këtë forcë politike.

Muho, ka shprehur simpati për LSI-në dhe shpreson që ti bashkohet këtij subjekti politik që ka vizion, pragmatizëm dhe të ardhme në politikën shqiptare.

Lëvizja e fundit e Muhos, diktohet nga zhvillime të brendshme të PS në Gjirokastër ku këshilltarëve socialistë në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pjesë e të cilës deri dje i përkiste edhe Muho, iu kërkua nga deputetët socialistë të Gjirokastrës, të votonin sërish vendimet e hedhura poshtë ligjërisht nga prefektja e Gjirokastrës Mimoza Çomo, për zgjedhjen e paligjshme për kryetar të Qarkut të Sulo Muçobegës.

Ky zhvillim, pati çmim dhe prishi raportet në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës duke kaluar në avantazh koalicionin e djathtë me një votë.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›