E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fileta pule me ananas

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 11:12

Për këtë recetë duhen; 500gr mish pule, 2 speca të kuqe, 1qepë, 2 feta ananas, 100ml salcë domateje, 2 lugë uthull, pak sheqer.

Përgatitja

Marrim qepën e grirë e fërgojmë me vaj ulliri, shtojmë specat e prerë në katrore, pas pak shtojmë ananasin e prerë në kubik.

I kapardisim herë pas here. Në një tas përziejmë salcën e domateve me dy lugë uthull dhe pak sheqer.

Këtë ia shtojmë tiganit ku kemi qepën. Mishin e pulës pasi e kemi prerë në rripa dhe i kemi lyer me miell i fusim tek tigani.

I përziejmë për pak sekonda dhe i shtojmë ujë, kripë e pipër.

E lëmë të ziejë derisa të bëhet mishi dhe pastaj e heqim. Mund ta shoqërojmë me sallata të ziera ose me çfarë të doni. Ua sugjerojmë sepse zakonisht është një recetë interesante italiane.

Ju bëftë mirë!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›