E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashurohet në Canën?

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 11:18

Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila është pjesë e shumë thashethemeve në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithmonë është enigmatike sa i përket jetës së saj personale.

Ajo ka thënë nëpër intervista së vazhdon të jetë “single”, por këngëtarja nuk ka të ndalur me udhëtimet e saj në Turqi. Ky shkak ka nxitur që për të të qarkullojnë thashetheme se ajo është e dashuruar në Lorik Canën.

Madje, sipas tabloidit shqiptar “Panorama”, qëllimi i këtyre rrugëtimeve të saj ishte takimi me futbollistin e njohur Lorik Cana, i cili për momentin është lojtar në klubin Galatasaray në Turqi.

Madje ata janë parë së bashku në Stamboll. Zbuluesi i këtij lajmi, që preferon të mbetet anonim, na ka treguar se Cana ka treguar vazhdimisht interes të madh kundrejt këngëtares, por e gjithë kjo histori vijon të mbetet sekret, për shkak të famës së secilit prej tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›