Bakteremia infeksioni me i shtrenjte qe marrim ne spital
Kryesisht gjate nje nderhyrjeje kirurgjikale. Me i shtrenjti sepse kostoja e trajtimit te tij mund te arrije deri ne 28 mije euro ndersa me i rendi pasi shkalla e vdekshmerise se pacienteve qe preken prej tij eshte teper e larte. Bakteremia ben pjese ne 8 llojet e infeksioneve me te shpeshta spitalore dhe te pakten sipas te dhenave zyrtare ze 6 per qind te numrit total te tyre. Nje person i prekur nga bakteremia ka te infektuar gjakun me baktere te cilat nepermjet tij shkaktojne vatra infeksionesh ne
shume pjese te trupit edhe larg origjines se infeksionit. Per rrjedhoje krijohet rezistence edhe ndaj antibiotikeve me te forte e nje pacient mund te humbe jeten ne pak kohe. Minimalisht kostoja e nje infeksioni te tille ne spital eshte 2500 euro. Pacientit i rritet koheqendrimi e madje ne shume raste mund te qendroje i shtruar edhe per nje muaj. Kostoja maksimale shkon deri ne 28 000 euro bejne me dije specialistet e njesise se infeksioneve nozokomiale prane spitalit Nene Tereza. Ne nje raport te prezantuar pak kohe me pare ne Konferencen Kombetare per Infeksionet Spitalore jane detajuar kostot qe i kushtojne spitalit per nje pacient 4 llojet me te shpeshta te infeksioneve qe merren ne spital. Bakteremia eshte me i rendi ndersa me i shpeshti i cili ze rreth 40 per qind te numrit total te infeksioneve spitalore eshte infeksioni urinar. Kostoja e tij arrin deri ne 1000 euro per cdo pacient por sipas specialisteve infeksioni urinar cilesohet si nje nder me te lehtet.
Shkaqet dhe risku
Levizjet e shpeshta te infermiereve e mjekeve jashte salles se operacionit mungesa e zbatimit te standardeve te dezinfektimit te sallave e pajisjeve mjekesore jane shkaqet kryesore te marrjes se nje infeksioni spitalor. Pacientet vijne per tu trajtuar per nje semundje dhe u duhet te kurohen per dy. Pasojat Dendje me antibiotike dhe dite te tera te shtruar ne spital. Sipas studimit me te fundit te bere nga ekspertet e sherbimit te mikrobiologjise ne Fakultetin e Mjekesise ne ajrin e sallave operatore jane izoluar lloje te ndryshme mikrobesh si stafilokoku E.Coli pseudomonas apo edhe kerpudha te ndryshme bakterologjike. Nuk mungojne mikrobet edhe ne masken e oksigjenit ne reanimacion apo ne lavamanet e pavijoneve. Per vitin 2010 sipas te dhenave me te fundit ne ambientet spitalore vihet re nje renie e mikrobit E.Coli qe ka qene me pare me i shpeshti por nga ana tjeter kemi nje rritje te mikrobit pseudomonas. Ky i fundit nga 24 per qind te te gjithe llojeve te zbuluara per vitin e shkuar ze 34 per qind te shtameve negative te lokalizuara ne ambientet spitalore. E.Coli ka nje renie me 2 per qind dhe ze 20.6 per qind te mikrobeve te zbuluara. Specialistet e sherbimit te mikrobiologjise ne Fakultetin e Mjekesise japin nje sere rekomandimesh per te ulur riskun e prekjes nga infeksionet spitalore. Sipas tyre eshte domosdoshmeri te behet larja pastrimi dhe dezinfektimi i pergjithshem i ambienteve. Po keshtu kerkohet hyrja strikte e personelit ne salla veshje te pershtatshme per ta perdorimi i dorezave pas cdo kontakti qe kane me pacientin apo me gjakra e sekrecione te infektuara.
Jepen pa kriter mikrobet rezistence ndaj antibiotikeve
Se fundmi eshte ngritur edhe nje shqetesim tjeter. Perdorimi pa kriter i antibiotikeve ka bere qe pacientet te kene imunitet ndaj tyre dhe per kete arsye trajtimi per infeksione serioze paraqitet i veshtire. Duhet te rritet kontrolli i perdorimit te antibiotikeve dhe preparateve te tjera antimikrobike nepermjet zbatimit racional te protokolleve te mjekimit sqarojne specialistet e infeksioneve nozokomiale. Sipas tyre zgjedhja e antibioterapise varet nga lloji i mikrobeve dhe ndjeshmeria ndaj antibiotikeve. Infeksionet
Kostoja e infeksioneve
Infeksionet urinare
Kostoja nga 200 ne 1 000 euro
Infeksionet e plages kirurgjikale
Kostoja nga 2 000
ne 4 000 euro
Infeksionet e rrugeve respiratore
Kostoja nga 1 300
ne 8000 euro
Bakteremia
Kostoja nga 2 500
ne 28 000 euro
Mikrobet me te shpeshta
Stfilokoku aureus
Streptokoku B-hemolitik
Pneomokoku
Enterokoku
Pseudomonas
E.Coli
Proteus
Klebsjella
Risku me i larte ne
Sallat operatore
Maternitetet
Repartet pediatrike
Sallat e neonateve
Klinika e urologjise
Klinika e djegie-plastikes
Repartet kirurgjikale
Dhomat e mjekimit
ZIRINA LLAMBRO