E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blunt dëshironte të ishte djalë

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 11:14

Emily Blunt ka thënë se kur ishte e re kishte dëshirë të ishte djalë. Aktorja e filmit “Young Victoria” që luan princeshën në filmin “Gulliver’s Travels”, ka pranuar se ajo tani argëtohet shumë por kur ishte fëmijë e kishte dëshirë të madhe që të ishte djalë.

“Tani jam princeshë përsëri! Kurrë nuk kam dashur që të jem një vajzë princeshë kur kam qenë e vogël”, ka thënë ajo. “Dëshiroja të isha djalë kur isha fëmijë. Madje edhe sjelljet nuk i kisha si të vajzave”.

Pavarësisht që ishin të vogla, Emily (27) ka pranuar se ishte interesant të luante këtë rol tani në filmin “Gulliver’s Travel”. “Jam më të vërtetë e lumtur, po ashtu argëtohem shumë me komeditë e llojit të këtillë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›