E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipi, 20 vjet ne kerkim te djalit

Sarande- Ishte fundi i muajit tetor te vitit 1989, kur ende Shqiperia nuk kishte deklaruar kufijte e hapur me boten nen regjimin komunist. Edhe pse kufiri tokesor dhe detar ruhej me fanatizem dhe skafet prisnin rruget e gomoneve apo djemve te rinj sarandiote, qe kerkonin te iknin nen shembullin e atyre qe u larguan me ambasadat, perdite qyteti jugor zgjohej me nje lajm te hidhur. Ne lajmerimet e vdekjeve, cdo dite mund te dalloje nje emer te ri dhe viktimat ishin te moshes se re. Djem nga qyteti, apo rrethinat, ishin mbytur, vrare, humbur apo plagosur ne perpjekje per te kaluar kufirin. Emra te rinjsh qe ende nuk dihet se ku jane, si Genci Koburja, se bashku me vellane, apo Theofan Babi, kerkohen ende nga familjaret. Nje prej dhjetera te humburve eshte edhe Lefter Dhrami, djaloshi 27 vjecar qe ne vitin 1989 guxoi te prekte endrren e perendimit. Vellai i dhjete femijeve te familjes Dhrami ne qytetin e Sarandes, zhyti ne dhimbjen 20 vjecare te afermit me nje mister. Kerkimet nga familjaret jane pafund, por pa asnje rezultat. Prinderit shprehen te pezmatuar, duke rrefyer te gjithe historine e dhimbshme.

Rrefen babai

Babai i Lefterit, Filip Dhrami, sot eshte 77 vjec. Ai thote se eshte plakur qe nga dita kur humbi djalin. Dhimbja e ka gjymtuar, ndersa mban mend se nata kur Lefteri u largua, ishte me shi. "Lefteri me tha ne 29 tetor se do te ikte ne pune roje, ne portokallet e Ksamilit dhe do peshkonte. Iku bashke me Theofan Babin, se ishin shoke dhe jetonin ne nje pallat. Prita te vinte te nesermen. Por asnje lajm. Prita edhe nje dite, por asnje shenje e tim biri nuk po gjendej. Ne mesdite me vijne miq te Lefterit dhe me thone se nuk e dinin vendndodhjen", rrefen per "Koha Jone" i moshuari, ne fytyren e te cilit duken qarte rrudhat e moshes. Lefteri perpiqej te punonte per te mbajtur familjen, pasi kishin shume veshtiresi financiare. "Ndaj edhe une e lejova tim bir te ikte naten me shi dhe ere. As qe me shkonte ndermend se ku do te shkonte ne te vertete. Pasi nuk mora lajme njoftova policine. U kerkova te me sqaronin ne kishin dijeni per tim bir dhe a ka pasur njoftime per shkelje te kufirit detar apo tokesor", vijon rrefimin Filipi. Ndersa nuk ka marre asnje lajm, ka nisur te shqetesohet dhe te interesohet ne hetuesi. "Takova shefin e hetuesise. I thashe se si qendronte puna. Pasi mbarova se foluri, m'u drejtua duke me thene se ne mengjes ne Ksamil, buze detit, ishin gjetur rroba. Me vuri perpara nje thes te mbyllur ne gryke dhe kur e hapa gjeta rrobat e tim biri", shprehet 77-vjecari me sy te perlotur. Ndersa e ka pyetur nese i biri ishte gjalle, por nuk ka marre asnje pergjigje. "Qe nga ajo dite e deri sot, plot 20 vjet me radhe, une kam kerkuar brenda dhe jashte vendit. Shkruajta dhe letra per drejtuesit e shtetit dhe njerezit e mi, dhe deri aty sa shkova vete ne Greqi pas mundimit per nje vize", vijon Filipi.

Kerkimet

Kerkimet kane nisur nga Greqia dhe konkretisht nga Patra. "Shkova pothuajse ne te gjitha qytetet. Iu drejtova stacioneve me te medha greke, si "Mega", "Antena", "ERT1", "ERT2" e ne tere stacionet e radiove greke. Pas cdo njoftimi prisja me shprese se nje dite nje lajm do te mberrinte. Por nuk mesova asgje te re", thote babai i Lefterit. Ne 20 vjet kerkime, pervec rrobave nuk ka zbuluar asgje tjeter. "Nuk e di ne eshte gjalle, por nese eshte vrare, do doja te dija vendin, te pakten t'i coj nje tufe me lule e te derdh dy pika loti, si prind. Nese dikush ka dijeni, do te doja te me tregonte dicka per fatin e tim biri. Humbja e tij me ka cuar ne depresion dhe semundje", shprehet i pezmatuar 77-vjecari.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›