E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet i vellai: Dyshimi yne, per vrasje policore

Dhimitri eshte vellai i madh i Lefterit. Ka kenduar per vite te tera ne trupen e estrades se Sarandes. Keto dite duke ngacmuar kujtimet per vellane e tij, thote se nje gje ka peng. "Te jete vrare, apo ta kene mbytur Lefterin?. Kush dhe perse?", shprehet ai. I trembet dhunes qe mund te kene ushtruar rojet bregdetare ne ato dite qe patrullonin hapesiren detare me skafe. "Nuk besoj te jete mbytur, pasi dinte shume mire not. Dyshoj se e kane goditur me sende te forta pas koke, duke e derguar ne fund te detit", thote Dhimitri. Sipas tij, Lefteri pershkonte 6 milje me not dhe pa problem. Por ne ate kohe, rojet kufitare nuk linin asnje person te kalonte nese e konstatonin ne levizje. "Une dyshoj se vellane tim e kane zhdukur qe ne toke. Nuk ka arritur te hyje ne uje. Me kane thene se dikush kishte degjuar britma. Me kane treguar se vellai im ka thirrur; "me mire me vrisni, por mos me torturoni". Une i kam mesuar keto se kam bere shume kerkime, por ende nuk di si ka shkuar fati i jetes se tij", tregon me tej Dhimitri per gazeten. Ai, sikurse edhe babai, hedh dyshime te forta se Lefteri mund te jete vrare nga ushtaraket. "Ai nuk eshte mbytur. Kam bere vete nje prove ne nje nate me shi dhe shtrengata, aty ku u gjeten rrobat e Lefterit. Per dy ore jam gjendur ne bregun tjeter, pra ne Korfuz. Nese nuk eshte gjalle, ate e kane vrare, duke e goditur me shkop ne koke gjate notit ne det", perfundon Dhimitri.

Shoket nuk tregojne per fatin e Lefterit

Familja Dhrami, nuk e sheh qe prej 20 vjetesh Lefterin te hyje pikerisht ne ate dere, nga e cila doli me 29 tetor. Por jo vetem kaq, pasi kerkimet kane deshtuar dhe nuk eshte gjetur asnje gjurme e 27-vjecarit. Edhe pse kane pyetur shoket me te ngushte te te riut, perseri familjaret nuk kane mesuar asgje te re. "Disa here kam pyetur njerez qe kishin marredhenie shoqerore me vellane, por ata nuk me thone asgje, pervecse e kane takuar ate mbremje", thote Dhimitri, i vellai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›