Nje vit ne jeten e Kosoves shtet
Me 17 shkurt, Kosova do te shenoje pervjetorin e pare te pavaresise. Padyshim, shumica shqiptare do te festoje gezueshem dhe zhurmshem. Por, fale pengesave ruse, Kombet e Bashkuara nuk kane mundur te miratojne ndonje rezolute te re, cfare ka bere qe pavaresia e Kosoves te mbetet ende nje ceshtje kunderthenese. Deri tani, 54 nga 192 shtete anetare te OKB-se e kane njohur Kosoven. Ne mesin e atyre qe e refuzojne njohjen, jane dhe pese shtete anetare te Bashkimit Evropian.
Por, pavaresisht te gjithave, nuk u vertetuan parashikimet e shume kritikeve, sipas te cileve, shpallja e pavaresise se Kosoves do te shkaktonte dhune dhe spastrime te reja etnike, nje vale te pakontrolluar emigracioni, nje forcim te trafikut te droges, si dhe rritje te nacionalizmit te eger serb.
Kosova sot eshte ne shkalle te gjere ne paqe, ndonese mbetet nje vend i varfer. Pakica serbe dhe qendrat e saj kulturore e fetare mbrohen nga NATO-ja, kurse EULEX-i eshte shperndare ne gjithe vendin, perfshire dhe zonat e banuara me serbe. Sa i perket kercenimit te degjuar para pavaresise se Kosova paraqet nje precedent te pakendshem per rajone te tjera te paqeta ne bote, ka qene e qarte qysh ne fillim se ky argument do te perdorej nga Rusia. Megjithate, askush nuk e beson seriozisht se po qe se Kosova do te ishte ende pjese e Serbise, Rusia nuk do te kishte hyre ne lufte me Gjeorgjine e nuk do te kishte njohur pavaresine e Osetise se Jugut dhe Abkhazise. Per fat te mire, vetem Nikaragua e ndoqi shembullin rus dhe askush tjeter.
Pavaresisht te gjithave, pozicioni i Kosoves mbetet i pasigurt. Ajo do te forcohet nese pese vendet e BE-se qe nuk e kane njohur ende, ta marrin nje hap te tille. Keto vende, pavaresisht keqkuptimeve per problemet e tyre te kufijve, do te duhet ta njohin nje dite Kosoven. E verteta eshte se te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, aktualisht, deri ne nje fare mase, perballen me trazira. Kriza ekonomike, e ne vecanti renia e remitencave dhe investimeve te huaja, si dhe rritja e papunesise, kane ndikuar ne kete situate.
Ballkani ndoshta nuk eshte me ne titujt nderkombetare ashtu sic ishte ne vitet e '90-ta, por tensionet dhe nacionalizmi primitiv qe ndihmoi ne fillimin e shume lufterave, ende mbetet. Ndonese nuk ka ndonje oreks te madh per lufte ne Ballkan, madje as ne mesin e nacionalisteve me radikale serbe, rreziku i dhunes dhe jostabilitetit politik ende mbetet.
Ashtu sic kane pranuar shume analiste ne Ballkan dhe ne Bruksel, zgjidhja me e mire eshte qe te futen te gjitha vendet e Ballkanit ne rrugen e sigurt drejt anetaresimit ne BE.
Vetem keshtu mund te jete e sigurt e ardhmja paqesore dhe e lumtur si per Kosoven, edhe per pjesen tjeter te Ballkanit Perendimor.
Publikuar ne numrin e djeshem te "The Economist"